Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e madhe për Pejën, fituese e Grupit B në Ligën Ballkanike

  • Fitore e madhe për Pejën, fituese e Grupit B në Ligën Ballkanike
25 Janar 2017

Peja është fituese e Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Verdhezinjtë e kanë përfunduar fazën e parë me 7 fitore e 3 humbje pas triumfit të së mërkurës mbrëma në palestrën "Karagaci" ndaj Tiranës me rezultat 96:72 (22:18, 27:16, 24:15, 23:23).   

Kjo do të thotë se edhe nëse Feni Industries triumfon sonte kundër Karpos Sokol-it sërish nuk mund të përfundoj e para në grup.

Në anën tjetër Tirana e ka përmbyllur edicionin e parë në Ligën Ballkanike me 3 fitore e 7 humbje, por sigurisht se për tiranasit kjo ka qenë një përvojë e mirëseardhur në gara ndërkombëtare.

Peja e ka nisur ngadalë ndeshjen dhe pas dhjetë minutave lojë ka pasur vetëm 4 pikë epërsi. Në cerekun e dytë gjërat kanë ndryshuar, ku vendasit filluan të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Me një seri 15:4 ata kanë krijuar 15 pikë epërsi, të cilën e ruajtën deri në përfundim të pjesës së parë, 49:34.

Pejanët kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në cerekun e tretë, ndërsa avantazhi i tyre ka shkuar deri në 20 pikë, kurse dhjetëminutëshi i fundit ka qenë vetëm formalitet për ta, pasi e gjithë ndeshja është përmbyllur me 24 pikë epërsi në favor të verdhezinjve. 

Jamie Billie me 23 pikë e 8 kërcime, Mirza Ahmetbashiq me 16 pikë dhe Alban Veseli me 11 ishin më të dalluarit te Peja, kurse Endrit Hysenagolli me 23 pikë e 10 kërcime, Gerti Shima me 16 pikë dhe Red Vogli me 8 ishin më efikasit te Tirana.