Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e Prishtinës ndaj Trepcës

  • Fitore e Prishtinës ndaj Trepcës
6 Tetor 2015

Sigal Prishtina të martën mbrëma e ka mposhtur Trepcën me rezultat 74:65 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ashtu edhe si në të kaluarën edhe kësaj radhe nuk ka munguar rivaliteti ndërmjet prishtinasve dhe mitrovicasve, ku këta të fundit nuk janë dorëzuar për asnjë cast duke luftuar deri në fund. Megjithatë në fund fitorja i takoi Prishtinës, e cila ka arritur deri te triumfi i parë në edicionin e ri garues, 2015/16, pasi në xhiron e parë ka qenë e detyruar të pushojë duke marr parasysh faktin se Kastrioti i Ferizajt është tërhequr nga elita e basketbollit kosovar në mungesë të mjeteve financiare.

Në anën tjetër për Trepcën kjo ishte disfata e parë, pasi në fundjavën që e lamë pas ka triumfuar në përballje me Kerasan Prishtinën.

Ndërkaq të mërkurën në program janë dy ndeshjet e tjera të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës. Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet në Prizren, ku Bashkimi e pret Pejën në “Sezai Surroi” me fillim nga ora 19:00, ndërsa duke filluar nga ora 20:00 debutuesi në elitën e basketbollit kosovar, ekipi i Kerasan Prishtinës është nikoqir i Vëllaznimit të Gjakovës. Kjo ndeshje do të luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.