Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e pritur e Sigal Prishtinës

  • Fitore e pritur e Sigal Prishtinës
9 Dhjetor 2014

Kampioni aktual i Kosovës, ashtu siç edhe pritej, mposhti kampionin e Shqipërisë në duelin e dytë të këtyre ekipeve në ligën ballkanike BIBL.

Sigal Prishtina, e përkrahur në Shkodër nga rreth 100 tifozë – Plisa, në një atmosferë shumë të mirë sportive shënoi fitore me 10 pikë dallim 88:78.

Ekipi kosovar e tregoi seriozitetin e vet qysh në start të ndeshjes duke i përfunduar dhjetë minutat e parë me 11 pikë dallim (29:18) dhe që nga çereku i dytë, më shumë punoi në menaxhim të asaj epërsie sesa në krjimin e ndonjë dallimi të madh, siç ishte rasti në duelin e parë të këtyre dy ekipeve.

Edhe pse Vllaznia e zvogëloi deri në pesë pikë epërsinë në fund të pjesës së parë mund të thuhet se Sigal Prishtina e kishte tërë kohën ndeshjen nën kontroll dhe ndonëse luajti me vetëm shtatë lojtarë në rotacion, shënoi fitore komode.

Dardan Berisha me 29 pikë edhe në këtë ndeshje pati më së shumti tentime dhe shënime për Sigal Prishtinën. 29 pikë shënoi edhe Mirza Sarajlija për Vllazninë.