Të dielën në palestrën “Karagaçi” të Pejës është luajtur ndeshja e fundit e xhiros së XXIV në IP Superligën e Kosovës ku janë ballafaquar Peja dhe Borea.
Fituese e këtij dueli ishte Borea, e cila triumfoi me rezultat 85:78 (13:15, 18:28, 27:17, 27:17).
Më të merituarit për fitoren e Boreas ishin CJ Carter me 21 pikë e 6 asistime, Blend Matoshi me 20 pikë, 12 kërcime e 7 asistime dhe Shpend Gashi me 11 pikë, 4 kërcime e 9 asistime.
Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Beq Kovaqi me 30 pikë e 6 asistime dhe Rron Grapci me 15 pikë e 11 kërcime.
Me këtë humbje, Pejës iu kanë vështirësuar punët për të siguruar mbijetesën në elitën e basketbollit kosovar.