Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e Teodo-s ndaj Bashkimit në Ligën Ballkanike

  • Fitore e Teodo-s ndaj Bashkimit në Ligën Ballkanike
15 Nëntor 2016

 

Bashkimi e ka regjistruar edhe humbjen e katërt në kuadër të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Prizrenasit të martën mbrëma janë mposhtur në Tivat të Malit të Zi nga skuadra e Teodo-s me rezultat 86:74 (24:13, 19:24, 22:18, 21:19).

Teodo tani ka bilanc prej 3 fitore e 1 humbje dhe tashmë i janë rritur shumë gjasat për kualifikim në fazën tjetër të Ligës Ballkanike, kurse në anën tjetër për Bashkimin shanset për një gjë të tillë i janë vështirësuar dukshëm, pasi nga katër ndeshje ka po aq disfata. Tani ekipi nga Prizreni duhet t’i fitojë të paktën, 4 apo edhe 5 ndeshje nëse mendon ta siguroj një vend për në fazën e dytë të kësaj gare.

Nikoqirët e nisën mjaft mirë takimin dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i cerekut të parë, 24:13 në dobi të tyre, kurse në dhjetëminutëshin e dytë mysafirët këndellen dhe kështu ekipet shkuan në pushim me shifrat 43:37 në dobi të Teodo-s. Me t’u kthyer në parket vendasit vazhduan me të njëjtin ritëm dhe kështu bënë që edhe dy cerekët e fundit t’u takojnë atyre, për ta përmbyllur gjithë ndeshjen me 12 pike avantazh.

Më të dalluarit te Teodo ishin Milan Stanojevic me 23 pikë, 6 asistime e 5 kërcime dhe Petar Kusovac me 19 pikë, derisa te Bashkimi më efikasit ishin Eric Palm m 19 pikë dhe Marko Popovic me 16 pikë.

Në xhiron e radhës Bashkimi është nikoqir i Kozuv-it, kurse Teodo e pret Kumanovën.