Sigal Prishtina ashtu siç është pritur ka shënuar fitore sonte me rezultat të thellë kundër Kastriotit të Ferizajt me shifrat 107:50 në kuadër të xhiros së 28-të të ETC Superligës së Kosovës. Trajneri i skuadrës bardhekaltër në këtë takim iu ka dhënë më shumë hapësirë basketbollistëve rezervë, të cilët edhe e arsyetuan besimin e dhënë. Njëri prej tyre ishte Mërgim Jakupi, i cili ka “eksploduar” në këtë përballje duke shënuar 33 pikë, derisa paraqitje të mirë ka pasur edhe Driton Bajrami që ka realizuar 26 pikë. Në anën tjetër te ekipi i përgjysmuar ferizajas më së shumti pikë ka shënuar Flakron Sahiti, gjithsej 16 sosh.