Trepça ka triumfuar ndaj Boreas në ndeshjen e fundit të xhiros së XXVI në IP Superligën e Kosovës që është zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.
Takimi ka përfunduar me shifrat 107:93 (38:17, 21:22, 31:22, 17:32).
Më të dalluarit në radhët e skuadrës mitrovicase ishin Samir Zekiqi me 42 pikë dhe Besnik Azemi me 33 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Blend Matoshi me 40 pikë e 9 kërcime dhe Bujar Qeku me 18 pikë.
Në fundjavë fitore kanë regjistruar edhe Sigal Prishtina, Rahoveci dhe Bashkimi.