Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e Trepçës në çastet e fundit ndaj Karpos-it

  • Fitore e Trepçës në çastet e fundit ndaj Karpos-it
18 Tetor 2016

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të martën mbrëma para shikuesve të saj në “Minatori” ndaj ekipit nga Shkupi, Karpos Sokoli 2000 me rezultat 82:80 (20:25, 16:15, 22:24, 24:16) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Trepça ishte në disavantazh prej 7 pikësh, kur kishin mbetur më pak se tre minuta lojë deri në fund, por vendasit nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, ku ia dolën  që të përmbysnin gjithçka për fitoren e parë në BIBL.

Për mitrovicasit, që ky edicion është debutues në Ligën Ballkanike është fitorja e parë në këtë garë, pas disfatës në hapje nga Tirana si mysafirë.

Më të dalluarit te Trepça ishin Montreal Scott me 24 pikë e 4 kërcime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë e 3 kërcime, kurse te Karpos Sokoli më efikasit ishin Kendrick Perry me 17 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Uros Duvjak me 16 pikë. 

"Minatorët" në xhiron e radhës do të takohen me Feni Industries në Maqedoni, por para kësaj përballje Trepça në këtë fundjavë do ta ketë një tjetër sfidë të vështirë, atë kundër Pejës në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.