Golden Eagle Ylli ka triumfuar të enjten mbrëma në derbin e xhiros se XXIV në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat të ngushtë 61:62.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në praninë e rreth 2500 shikuesve.
Ndeshja ishte e baraspeshuar prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kjo bëri që edhe fituesi të përcaktohet vetëm në castet e fundit.
Më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit ishin Bambale Osby me 17 pikë e 9 kërcime, Alban Veseli me 11 pikë, 9 kercime e 2 asistime dhe Clayton Everet me 8 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.
Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Frederick Richardson me 23 pikë e 15 kërcime, Deshon Minnis me 15 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Atik Koshi me 13 pikë.
Ndërkohë të enjten mbrëma basketbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore kundër Lipjanit me rezultat 104:78.
Më i merituari për triumfin e Trepçës ishte Aaron Anderson me 22 pikë, 7 kercime e 8 asistime dhe Besnik Azemi me 22 pikë e 3 kërcime.
Te Lipjani më i dalluari ishte James Johnson me 23 pikë e 8 kërcime.
Ndërkaq të mërkurën në kuadër të kësaj xhiroje janë luajtur dy ndeshje ku Z Mobile Prishtina ka triumfuar ndaj AFK Borea-s, kurse Bashkimi ishte skuadër më e mirë se Ponte Prizreni.
Pas 24 xhirove të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesojë pa asnjë humbje në renditjen tabelare, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli që më fitoren ndaj Rahovecit e ka “blinduar” pozitën e dytë, derisa në vendin e tretë është Rahoveci, i ndjekur nga Bashkimi, Ponte Prizreni e Trepca.