Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Bashkimin dhe Pejën

  • Fitore për Bashkimin dhe Pejën
9 Tetor 2016

Bashkimi dhe Peja kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra portokalli sot në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren ka triumfuar në përballje me Sigal Prishtinën me rezultat 89:82 (19:25, 20:14, 34:17, 16:26).

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Kejuan Johnson me 19 pikë e 6 kërcime, Robert Levis me 17 pikë e 4 asistime dhe Gazmend Sinani me 16 pikë e 6 kërcime. Në anën tjetër te Prishtina më efikasit ishin Granit Rugova me 26 pikë dhe Boris Trajkovski me 14 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Ndërkohë Peja ka pasur punë të lehtë në udhëtim në Therandë, pasi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 91:65 (21:18, 15:26, 12:26, 17:21). Në triumfin e verdhezinjve koshashënuesit më të mirë ishin Lamarcus A Read me 16 pikë e 5 kërcime dhe Leonard Mekaj me 10 pikë, 4 kërcime e 4 asistime. Te therandasit më efikasit ishin Urim Zenelaj me 11 pikë e 13 kërcime dhe Eldin Camdzic me 10 pikë e 3 asistime.