Bashkimi e ka shfrytëzuar terenin vendas dhe me një lojë të mirë në çerekun e fundit arriti të shënojë fitore ndaj Trepçës me rezultat 86:73.
Më të merituarit për triumfin e Bashkimit ishin Jordan Capps me 27 pikë, Drilon Hajrizi me 17, Lamar Wofford me 15 dhe Ujkan Karanezi me 8 pikë.
Te Trepça më efikasit ishin Samir Zekiqi me 21 pikë, Besnik Azemi me 16 dhe Arron Anderson me 12 pikë.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa plasmanin në gjysmëfinale e siguron ekipi që i pari arrin 2 fitore.