Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Moldavinë dhe Irlandën në ditën e dytë të FIBA U18 Kampionatit Evropian

  • Fitore për Moldavinë dhe Irlandën në ditën e dytë të FIBA U18 Kampionatit Evropian
24 Korrik 2018

Të hënën kanë qenë në program dy ndeshje në kuadër të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Moldavia ka triumfuar ndaj Maltës me rezultat 89:78 dhe Irlanda ishte skuadër më e mirë se Armenia, ndaj të cilës ka shënuar fitore me shifrat 96:64.

Ndërkaq të martën në program janë katër ndeshje, Gjibraltari-San Marino, Monako-Irlanda, Armenia – Moldavia dhe Kosova – Qipro.

Ndeshja Kosova – Qipro do të filloj në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ndeshjen e parë Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj San Marinos.

Duhet theksuar se në kuadër të FIBA U18 Kampionatit Evropian në Prishtinë të enjten do të qëndroj Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.