Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Prishtinën dhe Trepçën në ndeshjet e para gjysmëfinale

  • Fitore për Prishtinën dhe Trepçën në ndeshjet e para gjysmëfinale
3 Maj 2015

Prishtina dhe Trepça kanë shënuar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të “play-off”-it në ETC Ligën e Femrave.

Basketbollistet bardhekaltra të dielën kanë triumfuar në përballje me Bashkimin nga Prizreni, të cilën skuadër e kanë mposhtur me shifrat 80:57, kurse mitrovicaset ishin më të mira se rivalet e tyre nga Peja, përkatësisht ekipi i Penzës, të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 58:56.  

Në takimin e luajtur në Prishtinë, skuadra nikoqire ka dominuar prej fillimit e deri në fund, derisa në ndeshjen e luajtur në Vushtrri prej minutës së parë e deri në atë të fundit është zhvilluar një rivalitet i madh në parket.

Vlen të theksohet fakti se Trepça vetëm në sekondat e fundit të duelit e ka siguruar fitoren pas një trepikëshi të shënuar, i cili edhe ua siguroi “xehetareve” fitoren.

Ndeshjet e dyta pritet të luhen në mesjavë, ndërsa ekipet që i regjistrojnë dy fitore radhazi do të plasohen në finalen e madhe.

Prishtina është kampione në fuqi e elitës së basketbollit femëror në vendin tonë, ndërsa është edhe fituese e Ipko Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15.