15 Prill 2018
Në këtë fundjavë janë zhvilluar tri ndeshje në IP Superligën e Kosovës në basketboll, ku fitore kanë regjistruar Sigal Prishtina, Peja dhe Rahoveci.
Në duelin e së premtes, Sigal Prishtina e ka mposhtur Borean me shifrat 98:65, Peja ka triumfuar në përballje me Golden Eagle Yllin me rezultat 93:88, si dhe Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Trepca të cilën e mundi me 86:79.
Ndërkaq të martën do të luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ajo në mes Bashkimit dhe Kerasan Prishtinës.