Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Trepçën dhe Rahovecin

  • Fitore për Trepçën dhe Rahovecin
24 Mars 2017

Të premten mbrëma janë luajtur dy ndeshje të xhiros së XXIII të Superligës së Kosovës në basketboll, njëra në Gjakovë dhe tjetra në Mitrovicë.

Në “Minatori”, Trepça ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 131:76 (31:13, 35:22, 23:26, 42:15).

Mitrovicasit ashtu siç është pritur nuk hasën në asnjë problem në përballje me therandasit dhe krejt në fund shënuan fitore me 55 pikë dallim.

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin Jeremy Wise me 28 pikë, 4 kërcime e 2 asistime, Kiell Turpin me 24 pikë e 11 kërcime, Samir Zekiqi me 22 pikë e 5 asistime dhe Nikola Ljujiq me 19 pikë e 4 kërcime e Scott Montrael me 19 pikë, 6 kërcime e 7 asistime.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Ujkan Karanezi me 25 pikë, Trae Anderson me 22 pikë, 12 kërcime e 6 asistime dhe Ergin Grosha me 21 pikë e 8 kërcime.

Ndërkohë në ballafaqimin e luajtur në “Shani Nushi” fitore ka regjistruar Rahoveci kundër Vëllaznimit me shifrat 82:77 (31:16, 10:18, 23:22, 18:21). 

Ekipi i Rahovecit e bëri dallimin në parket qysh në çerekun e parë dhe më pas e tëra që duhej ishte të ruante avantazhin e krijuar nga kjo pjesë e lojës, gjë që edhe e bëri deri diku, ndonëse në fund triumfoi me vetëm 5 pikë epërsi.

Te fituesit më të mirët ishin Artin Gashi me 19 pikë e 4 kërcime, Taylor Dehil me 16 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Rashan Bellinger me 13 pikë, 8 kërcime e 3 asistime dhe Ronald Farmer Blanchard me 11 pikë, 18 kërcime e 3 asistime. 

Te ekipi gjakovar më efikasit ishin Beq Kovaqi me 29 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, Driton Rraci me 20 pikë e 3 kërcime dhe Atik Koshi me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Duhet theksuar se ndeshja tjetër e kësaj xhiroje, ajo në mes Bashkimit dhe Kerasan Prishtinës (115:61) është zhvilluar të martën dhe ka përfunduar me fitore të prizrenasve, derisa kryendeshja në mes bardhekaltërve dhe verdhezinjve është shtyrë për datën 5 prill (19:00) për shkak të aktiviteteve të shumta (jo të karakterit sportiv) në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.