Peja shënon fitoren e 18-të të stinorit.
Kastrioti ishte nikoqir i kampiones së Kosovës sonte në Ferizaj, së cilës nuk arriti t'i bënte ballë.
Peja, ka arritur që ta mposht ekipin nga fundi i tabelës së klasifikimit me 47 pikë diferencë për të përmirësuar edhe më koshaverazhin e saj.
Pejanët me të marrë epërsinë më nuk e kanë lëshuar atë, derisa epërsia sa shkonte koha rritej edhe më shumë - derisa përfundimtarja 88-135 në të mirë të Pejës, ua regjistroi atyre fitoren e 18-të në ETC Superligë, e Kastriotit humbjen e 18-të.