Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore rutinore e Pejës

  • Fitore rutinore e Pejës
6 Mars 2016

Peja e ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll, ku të dielën mbrëma e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 111:56 (30:04, 31:14, 23:16, 27:22) në kuadër të xhiros së XXIII. Ashtu siç është pritur ishin pejanët ata të cilët dominuan takimin e luajtur në “Karagaçi” në të cilin trajneri i verdhezinjve iu ka dhënë më shumë rast basketbollistëve të rinj. Më të dalluarit te Peja ishin Samir Zekiqi me 20 pikë,Rron Grapci me 13, Alban Veseli me 13, Ronald Davis me 12 dhe Mirza Muriq me 12.Te Vëllaznimi më efikasit ishin Arijan Qallaku me 15 pikë dhe Blendi Matoshi me 14 sosh.

Ndërkaq të dielën në program ishte edhe një tjetër duel, ai në mes Kerasan Prishtinës dhe Trepçës, i cili përfundoi me shifrat  71:84 (15:14, 19:17, 21:40, 16:13) në të mirë të mysafirëve.Te ekipi mitrovicas koshashënuesit më të mirë ishin Korab Prekazi me 27 pikë, Kenny Rhymes me 21 dhe Arian Tahiri me 11 pikë, kurse te Kerasani më së shumti pikë kanë realizuar Etnik Peci, gjithsej 15, Genc Gashi 13 dhe Korab Muhadri 10 sosh. 

Ndërkohë të shtunën Bashkimi në “Sezai Surroi” të Prizrenit e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 113:81 (27:21, 32:13, 23:21, 31:26) në kuadër të xhiros së XXIII të elitës së basketbollit kosovar. Më të dalluarit te skuadra prizrenase ishte Rokas Uzas me 30 pikë, 9 kërcime e 3 asistime,dhe Granit Rugova e Andi Shehu me nga 16 pikë secili. Në anën tjetër te ekipi therandas më efikasit ishin Urim Zenelaj me 25 pikë e 17 kërcime, Kreshnik Juniku me 18 pikë dhe Erris Nushi me 12 sosh.