Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore rutinore e Trepcës

  • Fitore rutinore e Trepcës
21 Dhjetor 2016

Me marrëveshje të dy klubeve të mërkurën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshja e xhiros së XIV e Superligës së Kosovës, në të cilën Trepca ka triumfuar në ballafaqim me Kerasan Prishtinën me rezultat 84:51 (19:12, 25:20, 23:7, 17:12).

Prej fillimit të takimit e deri në fund ishin basketbollistët nikoqirë, ata të cilët e kanë diktuar ritmin e lojës dhe kështu në fund shënuan edhe një tjetër fitore në elitën e basketbollit kosovar.

Më të dalluarit te Trepca ishin Frederic Stutz me 20 pikë e 7 kërcime, Samir Zekiqi me 12 pikë e 7 kërcime dhe Valdrin Haxhiu e Nikola Ljujiq me nga 10 pikë secili.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 11 pikë dhe Gent Shala e Ermir Gashi me nga 10 pikë secili.