10 Prill 2017
Në fundjavën që e lamë pas është zhvilluar xhiroja e XXV në Superligën e Kosovës në basketboll, ku u arritën këto rezultate: Peja ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 105:62, kurse Bashkimi ishte skuadër më e mirë se Golden Eagle Ylli, të cilën e mposhtu me rezultat 98:91, derisa Sigal Prishtina shënoi fitore në përballje me Vëllaznimin me shifrat 117:58 dhe Trepça triumfoi kundër Rahovecit me rezultat 78:76.