Xhiroja e 11-të apo e para në stinorin pranveror në Superligën e Femrave ka kaluar pa befasi dhe me fitore të favoritëve.
Bashkimi ka regjistruar fitoren e 11-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke mundur Trepçën me rezultat 72:40 (24:5, 14:13, 14:14, 20:8). Trepça ndërkohë, ka katër fitore dhe shtatë humbje.
Khadija Brown ishte më e dalluara te Bashkimi me 27 pikë e 12 kërcime, kurse te Trepça u dallua Sihana Ramoja me 24 pikë.
Penza ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 40:91 (7:20, 5:29, 14:21, 14:21).
Agnesa Rrahmani ishte më e mira te Kastrioti me 24 pikë, derisa te Penza, Elizabeta Atashi shënoi më së shumti pikë, 25.
Kastrioti ka dy fitore dhe nëntë humbje, kurse Penza shtatë fitore dhe katër humbje.
Në ndeshjen e fundit, Mabetex Prishtina ka mundur Vëllaznimin në udhëtim me rezultat 60:96 (13:27, 18:22, 15:29, 14:18).