Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FITORE TË FAVORITËVE NË TË GJITHA NDESHJET

  • FITORE TË FAVORITËVE NË TË GJITHA NDESHJET
1 Dhjetor 2014

Sigal Prishgtina ka fituar derbin e xhiros XI të ETC Superligës duke e mposhtur Kosova e Re Bashkimin në Pallatin e Rinisë. Që nga çereku i parë që përfundoi me rezultat 31:19, Sigal Prishtina ishte në epërsi që i mundësonte lojë komode dhe në fund fitore të pritur.

Ndeshjen e zhvilluar para qindra tifozëve të të dyja tifo grupeve Plisave dhe Arpagjikëve përfundoi me rezultat 92:69.

Lojtari më i mirë ishte Edin Bavcic i Sigal Prishtinës me  25 pikë të shënuara, kurse tek Kosova e Re Bashkimi u dallua Kreshnik Juniku me 18 pikë, prej të cilave 11 i shënoi në çerekun e parë të ndeshjes.

Peja mban hapin me Sigal Prishtinën, në fakt pas fitores të arritur të shtunën, Peja përkohësisht ishte lidere e tabelës.

Ky ekip mposhti si vendës Golden Eagle Yllin për të shënuar fitoren e nëntë me radhë në ETC Superligë, seri që pritet ta vazhdojë edhe në tri xhirot e fundit të pjesës së parë të sezonit.

Peja në këtë ndeshje shënoi fitore 102:89. Alban Veseli me 25 pikë ishte lojtari më efikas në ndeshjen ku edhe katër lojtarë tjerë të Pejës shënaun pikë dyshifrore dhe ku Samir Shaptahoviq nuk u aktivizua fare.

Tek Ylli Charles Hammorck me 32 pikë ishte lojtari më efikas.

Ekipi i Vëllaznimit për herë të parë këtë sezon arriti kuotën e 100 pikëshit dhe atë në ndeshjen kur më së shumti kishte nevojë. Gjakovarët mposhtën Kastriotin duke ndërprerë serinë e humbjeve dhe duke u shkëputur nga fundi i tabelës, që atyre u garanton pak më shumë stabilitet.

Për Kastriotin, me 1 fitore në 11 ndeshje, gjërat do të vijën duke u përkeqësuar me që në tri ndeshjet e ardhshme takohet me Pejën, Besën dhe Sigal Prishtinën.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje ishte ajo ndërmjet Besës dhe Trepçës. Ekipi vendës dukej shumë i përkushtuar që të përfitojë nga ndryshimet që Trepça i ka bërë në përbërje dhe dukej se po shkonte sigurt drejt fitores.

Besa krijoi epërsi deri në 19 pikë dhe në çerekun e fundit hyri me 11 pikë epërsi. Mirëpo, në minutat e fundit ky ekip e lëshoi fitoren nga dora. Trepça kishte dy pikë epërsi në sekondat e fundit dhe Besa e kishte topin në aksionin e fundit, mirëpo, nuk qe në gjendje të shënojë dhe mitrovicasit fituan 62:60.

Marquiz Baker me 27 pike ishte lojtari më i mirë i ekipit fitues, kurse Umar Shannon shënoi 21 pikë për Besën.