Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore të favoritëve në xhiron e XI të Superligës së Kosovës

  • Fitore të favoritëve në xhiron e XI të Superligës së Kosovës
11 Dhjetor 2016

Trepça më vështirë sesa është pritur e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të xhiros së XI-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e luajtur në Therandë ka përfunduar me rezultat 79:73 (23:20, 25:15, 18:17, 13:21) në dobi të mysafirëve.

Më efikasit te “xehetarët” ishin Besnik Azemi me 15 pikë, Nikola Ljujiq me 14 dhe Frederic Stutz me 14, kurse te Rahoveci koshashënuesi më i mirë ishte Mustafë Merovci me 31 pikë, kurse Muhamed Hasani ka shtuar 17 sosh.

Ndërkohë Bashkimi pa ndonjë vështirësi të madhe ka triumfuar në “Sezai Surroi” të Prizrenit kundër Golden Eagle Yllit nga Theranda me shifra  96:57 (22:22, 17:10, 23:15, 34:10).

Te portokallinjtë më të dalluarit ishin Kayel Locke me 30 pikë, Kejuan Johnson me 17 pikë dhe Qëndrim Biraj me 12 sosh. Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Urim Zenelaj me 13 pikë dhe Ergin Grosha me 11 sosh.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Sigal Prishtina nuk hasi në vështirësi ndaj Vllaznimit të Gjakovës, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 103:86 (29:31, 33:17, 21:31, 20:7).

Te Prishtina koshashënuesit më të mirë ishin MJ Rhett (20), Edmond Azemi (15), Granit Rugova (15) dhe Drilon Hajrizi (14). Te Vllaznimi pikë dyshifrore realizuan Blendi Matoshi (20), Arian Qallaku (18), Beq Kovaqi (16) dhe Gent Zeka (12).

Ndeshja e fundit e xhiros së XI-të është ajo që është luajtur të dielën në “Karagaçi” në mes Kerasan Prishtinës dhe Pejës, ku fitore ka regjistruar kjo e fundit me shifrat 90:49 (25:10, 23:13, 18:12, 24:14).Te verdhezinjtë më të dalluarit ishin LaMarcus A Reed me 16 pikë dhe Leonard Mekaj e Arti Hajdari me nga 13 sosh. Te Kerasan Prishtina pikë dyshifrore ka realizuar Gent Shala, gjithsej 12 pikë, duke shtuar edhe 8 kërcime.