Në kuadër të xhiros së katërt në elitën e basketbollit kosovar të shtunën janë zhvilluar tri ndeshje, ku ashtu sic është pritur Peja, Sigal Prishtina dhe Trepca kanë shënuar fitore pa ndonjë problem të madh ndaj kundërshtarëve të tyre.
Peja e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 99:39, kurse Sigal Prishtina ishte skuadër më e mirë se Vllaznimi, ndaj të cilës triumfoi me shifrat 113:85, derisa Trepca e mposhti Rahovecin me 87:56.
Ndeshja e vetme që është në program të dielën, me të cilën edhe përmbyllet kjo xhiro, do të luhet në palestrën “13 Qershori” me fillim nga ora 20:00, ku Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin nga Prizreni.