Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore të mysafirëve

  • Fitore të mysafirëve
5 Mars 2020

Xhiroja e 14-të e Superligës së Femrave ka kaluar me fitore të skuadrave mysafire.

Mabetex Prishtina ka fituar kundër Penzës në udhëtim me rezultat 50:77 (13:34, 14:10, 11:24, 12:9).

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:34 dhe epërsinë e krijuar e ruajti deri në fund. Tringa Ukaj kishte 14 pikë e 10 kërcime, derisa Valbona Bytyqi shtoi 15 pikë e tetë kërcime për Penzën, derisa te skuadra prishtinase u dalluan Era Shatri me 18 pikë e 16 kërcime, Irma Konjusha me 18 pikë dhe Enisa Kamerolli me 15. Penza ka nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse Prishtina 12 fitore dhe dy humbje.

Bashkimi ka mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 74:89 (25:16, 24:27, 14:21, 11:25). Skuadra prizrenase ka qenë më e mirë në pjesën e dytë, derisa në 10 minutat e fundit dominoi ndaj skuadrës kuqezi dhe shënoi fitoren e 13-të, derisa ka vetëm një humbje, kurse Vëllaznimi ka një fitore dhe 13 humbje.

Aisha Kaid ishte më e dalluara te skuadra e Vëllaznimit me 29 pikë e gjashtë kërcime, derisa te Bashkimi, shkëlqeu Saranda Daci me 57 pikë e 18 kërcime.

Ndërkohë, Trepça e ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 43:71 (12:24, 10:20, 15:22, 5:15). Kastrioti ka dy fitore dhe 12 humbje, kurse Trepça pesë fitore dhe nëntë humbje.