Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore të vendësve në të gjitha ndeshjet

  • Fitore të vendësve në të gjitha ndeshjet
  • Fitore të vendësve në të gjitha ndeshjet
30 Janar 2015

Ndeshjet e xhiros XVI edhe pse të paralajmëruara se mund të jenë të forta dhe interesante dhanë megjithatë përfundime të parashikueshme dhe fitore të vendësve.

Në derbi Sigal Prishtina nuk pati probleme kundër Pejës, që pa Samir Saptahovicin e Gerti Shimën të larguar dhe pa Jaleel Nelsonin për të cilin nuk u përfundua procedura e transferimit, nuk mundi të ballafaqohet denjësisht me kampionin aktual të vendit.

Sigal Prishtina shënoi fitore me rezultat 103:76 dhe tashmë është lider i qartë në tabelë, meqë siç dihet deri në xhiron XV ishin në pikë të njëjta me Pejën.

Situata u sqarua në kuptimin e përforcimit të pozitave në tabelë edhe për ekipet tjera. Trepça edhe pse me vështirësi të mëdha dhe vetëm me lojtarë vendorë shënoi fitoren e dytë me radhë dhe tani e ka vetëm Golden Eagle Yllin konkurrent direkt për një vend në plejof.

Trepça në një prej ndeshjeve më interesante të xhiros e mposhti Vëllaznimin në Drenas. Ekipi gjakovar kishte epërsi 35:27 pas pjesës së parë, por, lëndimi i qendrës Mario Hajdic dhe loja më e fortë e mitrovicasve në pjesën e dytë bënë që Trepça ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë 72:62.

Golden Eagle Ylli e shfrytëzoi për mrekulli faktin që dy ndeshjet e para i luajti para publiku të vet dhe me dy fitore të njëpasnjëshme tashmë është në pozitën e pestë dhe po ndjekë pozitën e katërt.

Në Suharekë kësaj radhe mysafir ishte Kastrioti që pësoi me rezultat 78:94. Fitorja e Golden Eagle Yllit nuk u vu asnjëherë në rrezik meqë ky ekip ishte në epërsi që nga minutat e para të ndeshjes pas startit të dobët të mysafirëve, të cilin më pas ata nuk mundën ta kompensojnë.

Kosova e Re Bashkimi shënoi fitore të pritur kundër Besës dhe u këndell nga humbje kundër Golden Eagle Yllit në Suharekë.

Prizrenasit në këtë ndeshje ishin të udhëhequr nga Edin Kërveshi, i cili e trashëgoi Miodrag Baelticin në krye të ekipit prizrenas.

Kosova e Re Bashkimi fitoi me rezultat 116:79, në ndeshje përgjatë së cilës kishte epërsi komode dhe mbizotëroi në lojë.

Kosova e Re Bashkimi përforcohet në pozitën e tretë, kurse Besa, mbetet në të shtatën.