Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e dytë e Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup

  • Fitorja e dytë e Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup
18 Nëntor 2015

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Energia Targu Jiu të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe kështu e ka realizuar fitoren e dytë në FIBA Europe Cup. Në fakt ky ballafaqim i ka takuar xhiros së katërt të Grupit K të FIBA Europe Cup dhe ka përfunduar me rezultat 66:62.

Më të dalluarit te bardhekaltrit ishin Muhamed Abukar me 19 pikë dhe Khalid El-Amin me 9 sosh. Në anën tjetër te rumunët më efikasit ishin Callistus Eziukwu me 15, Lamont Mack me 13 dhe Porter Troupe me 12 pikë.

Yll Kaçaniku, basketbollist i Sigal Prishtinës: "Unë e kam thënë që nga fillimi, prej se jam transferuar në Prishtinë se ne e kemi një avantazh kur luajmë në shtëpi, për shkak të atmosferës që dinë ta krijojnë tifozët tanë, e cila është e 'çmendur'. Unë gjithnjë them se nëse pranojmë më pak se 70 pikë ne do ta fitojmë çdo ndeshje dhe në këtë ndeshje ne i pranuam 62 pikë. Basketbolli ka të bëjë me mbrojtjen. Ne tani duhet ta fitojmë të paktën edhe një ndeshje për t'u kualifikuar në fazën tjetër dhe unë kam besim të madh në skuadrën time".

Ndeshjen e radhës Sigal Prishtina në kuadër të Grupit K të FIBA Europe Cup do ta luaj më 25 nëntor në Kazakistan kundër Astana-s. Në duelin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve pati triumfuar Sigal Prishtina.

Sigal Prishtina-Energia 66:62 (19:19, 16:15, 24:13, 7:15)
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Shikues: rreth 2000.
Gjyqtarë: G. Poursanidis D. Kralj, N. Perliq.
Sigal Prishtina: Kaçaniku 7, Azemi 2, Berisha 3, Sinani, Marinov 8, Washburn 4, Morina 8, Abukar 19, El-Amin 9, Mazreku 6.
Energia: Si. Sanda, Troupe 12, Eziukwu 15, Andrei, S. Santa, Mihuti, Mack 13, Radosavleviq 3, Horne 8, Aktas 2, Gutoaia, Diggs 9.

Rezultatet
Sigal Prishtina-Energia 66:62
AEK-Astana 87:68

Tabela
1. Energia 4 3 1 7
2. AEK 4 2 2 6
3. Sigal Prishtina 4 2 2 6
4. Astana 4 1 3 5