Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e parë e Pejës në edicionin debutues në FIBA Europe Cup

  • Fitorja e parë e Pejës në edicionin debutues në FIBA Europe Cup
26 Tetor 2016

Peja e ka realizuar fitoren e parë në edicionin e saj debutues në FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë të mërkurën mbrëma para tifozëve të tyre e kanë mposhtur ekipin qipriot Petrolina AEK me rezultat 87:82 (17:19, 32:15, 21:24, 17:24) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G në FIBA Europe Cup.

Cereku i dytë ishte ai në të cilin shpërtheu skuadra pejane, kur shënoi 32 pikë, derisa kundërshtarin e saj arriti ta ndal në vetëm 15 pikë në këtë dhjetëminutësh. Këtë disavantazh të krijuar qipriotët nuk arritën ta shkrijnë, por në cerekun e fundit ia dolën t’u rrezikojnë fitoren pejanëve, të paktën në disa castet e fundit, atëherë edhe kur e ngushtuan dukshëm epërsinë e nikoqirëve. Megjithatë ekipi i trajnerit Aleksandar Todorov nuk lejoi që loja e mirë e treguar gjatë gjithë ndeshjes t’u shkonte huq dhe kështu në fund Peja iu gëzua fitores në njërën prej garave më të forta në FIBA Europe.

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin LaMarcus Reed me 23 pikë, Alban Veseli me 19 dhe Mirza Ahmetbashiq me 16, derisa te Petrolina AEK më efikasit ishin Torey Thomas me 19 pikë dhe Primor Brezec me 14 sosh.  

Në xhiron e radhës në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup, Peja do të takohet me klubin turk Gaziantep. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin me të njëjtin emër në Turqi më 2 nëntor.