Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e parë e Sigal Prishtinës, humbja e parë e Kumanovës në Ligën Ballkanike

  • Fitorja e parë e Sigal Prishtinës, humbja e parë e Kumanovës në Ligën Ballkanike
1 Dhjetor 2016

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Ballkanike (BIBL).

Pas dy disfatave radhazi në Grupin A, kampionët e BIBL-it të enjten mbrëma ishin nikoqirë të Kumanovës, skuadër kjo që deri në ndeshjen e sotme nuk dinte për humbje.

Bardhekaltrit mposhtën ekipin nga Maqedonia me rezultat 79:67 (21:17, 18:17, 16:18, 24:15). Ky rezultat ua ka ndal hovin mysafirëve, të cilët kanë realizuar pesë fitore të njëpasnjëshme, por pavarësisht kësaj disfate ata vazhdojnë të kryesojnë në këtë grup.

Ndeshja ishte shumë interesante prej minutës së parë e deri në atë të fundit, por tre minutat e mirë të Sigal Prishtinës në cerekun e katërt ishin përcaktues për fitoren e bardhekaltërve.

Takimin e radhës Sigal Prishtina e luan sërish si nikoqire kundër Teodo-s nga Tivati i Malit të Zi, kurse Kumanova është nikoqire e Bashkimit nga Prizreni.

Kumanova e ka nisur më mirë ndeshjen dhe shumë shpejt ka krijuar epërsi prej 8:2, por Sigal Prishtina arrin të këndellet shumë shpejt dhe kështu cereku i parë shkoi në favor të vendasve me shifrat 21:17. Nikoqirët vazhduan me këtë ritëm, por mysafirët assesi nuk u dorëzuan, duke i qëndruar gjithnjë afër kryeqytetasve, andaj edhe pjesa e parë u përmbyll me rezultat 39:34 në dobi të kryeqytetasve.

Në dhjetëminutëshin e tretë gjërat nuk ndryshuan në parket, Sigal Prishtina vazhdonte të kryesonte, kurse Kumanova i qëndronte afër gjithnjë, ndërsa pas 30 minutave lojë nikoqirët kishin vetëm 3 pikë epërsi, gjë që garantonte një 10 minutësh të fundit mjaft interesant. Në mes të cerekut të katërt Sigal Prishtina arriti të krijoj epërsi prej 6 pikëve, për ta thelluar më pas edhe 10 pikë, pas një serie prej 7:0, kur kishin mbetur edhe dy minuta lojë deri në fund të takimit. Këtu pra përfundoi gjithcka pasi që Kumanova ndonëse u mundua nuk ia doli të ndryshoj asgjë deri në fund të ndeshjes.

Koshashënuesi më i mirë te Sigal Prishtina ishte Malcolm Rhett me 20 pikë, ndërsa ai shtoi edhe 6 kërcime. Te vendasit me lojë të mirë u dalluan edhe kapiteni Edmond Azemi me 14 pikë dhe Bojan Trajkovski me 14 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Në anën tjetër te Kumanova më efikasit ishin Marjan Janeski me 14 pikë e 6 kërcime dhe Danilo Mijatoviq e Miladin Pekoviq që shtuan secili nga 12 pikë.