Z Mobile Prishtina të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” ka triumfuar kundër Ponte Prizrenit me rezultat 94:83 në ndeshjen e mbetur të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të dalluarit te skuadra bardhekaltër ishin Divine Myles me 24 pikë, 4 kërcime e 7 asistime, Dardan Berisha me 24 pikë, 5 kërcime e 11 asistime dhe Rodney Bullock me 19 pikë e 7 kërcime.
Në anën tjetër te Ponte Prizreni më efikasit ishin Malcolm Canada me 19 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, Qëndrim Ajazaj me 16 pikë e 10 kërcime, Elliott Cole me 13 pikë, 3 kërcime e 4 asistime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë, 10 kërcime e 4 asistime.