Peja të mërkurën mbrëma e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 100:72 (24:19, 28:15, 22:14, 26:24) në palestrën e sporteve “Karagaçi” në kuadër të javës së V-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Therandasit ia dolën t’u bëjnë ballë pejanëve deri diku vetëm në çerekun e parë, pasi më pas nikoqirët filluan ta diktojnë ritmin e lojës dhe kështu me mjaft sukses e menaxhuan avantazhin e krijuar, për ta përmbyllur gjithë takimin me 28 pikë dallim.
Më të dalluarit te Peja ishin Nenad Deliq me 27 pikë e 8 kërcime, Samiel Muldrow me 18 pikë, Alban Veseli me 12 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Fisnik Rugova me 10 pikë e 9 kërcime. Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Landon Atterberry me 28 pikë e 12 kërcime, Montrael Scott me 13 pikë dhe Altin Morina me 6 kërcime e 7 asistime.