Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll, Peja, ka arritur të shenojë fitore ndaj Balkanit të Bullgarisë sonte në Karagaçin e stërmbushur, 79-67.
Pejanët kanë qenë më të mirë se bullgarët në pjesën më të madhe te ndeshjes dhe me plotë meritë kanë shënuar fitoren e tretë në kuadër të ligës ballkanike.
Gerti Shima me 19 pikë të shënuara ka qene më i efikas te ekipi i Daniel Lutz, ndërsa Samir Shaptahovic ka shënuar 18 pikë e 9 asistime në fitore.
Peja tani ka bilanc prej 3 fitoreve dhe 5 humbjeve në BIBL.