Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fundjavë e artë në Suharekë

  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
  • Fundjavë e artë në Suharekë
9 Mars 2015

Turneu Final i IPKO Kupës dallon nga ngjarjet tjera në basketbollin e Kosovës sepse gjithë atë që basketbolli kosovar ka për të ofruar, e ofron brenda dy-tri ditësh, brenda katër ndeshjesh dhe si në çdo Kupë, fituesi i merr gjithë lavdin, kurse fitues mund të jetë vetëm një.

Peja e fitoi IPKO Kupën e Kosovës për herë të parë që nga viti 2011 dhe tani është gati për sezonin e ëndrrave.

Humbjet gjithandej dhe shpëtimtari nga Turqia

Në letër ky është sezoni më i mirë i Pejës i kohëve të fundit. Është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ligës BIBL, e mposhti Sigal Prishtinën në finale të Kupës dhe po e pret plejofin në Kosovë. Nëse shikohet pak më në detaje, Peja sivjet ka ndërruar më shumë lojtarë se në pesë sezonet e fundit, ka pasur më shumë humbje në ligën BIBL se secili ekip ndonjëherë në histori të kësaj gare ka shkuar në gjysmëfinale dhe nga loja e treguar nuk dukej favorit në Suharekë.

Nga lojtarët e ndërruar kohëve të fundit në këtë ekip erdhi Nic Wise. I lëshuar nga ITU në Ligën e Dytë Turke, Wise e kishte rastin e fundit për ta shpëtuar sezonin, kurse Pejës i duhej një fundor më shumë se gjithçka tjetër.

Ndeshja me Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale konfirmoi vetëm një pjesë të shkathtësive të këtij basketboll Wise luajti 30 minuta dhe u përjashtua për shkak të pesë personaleve. Ato ishin 30 minutat më të mirë të këtij sezoni për Pejën. Çereku i parë 23:10 ishte shokues sa për publikun aq edhe për lojtarët. Vazhdimi i mbajtjes së epërsisë (58:50 pas çerekut III), po ashtu dëshmi e kontrollit mbi lojën.

Në dhjetë minutëshin e fundit Wise u përjashtua dhe radha ishte që përtej një lojtari të dëshmohet ekipi. Kësaj here ekipi nuk dështoi. Edhe pse fitorja u rrezikua dhe epërsia iu zvogëlua deri në një pikë të vetme, Peja u mbajt në fund dhe fitoi.

Rezultati i finales ishte 70:66. Pasqyrim real i një drame.

Mungesa e Dardanit apo diçka më shumë.

Kundërshtari i Pejës, Sigal Prishtina shkonte si fitues aktual i IPKO Kupës dhe ekip më në formë, por pa Dardan Berishën të lënduar. Kjo do të thotë që sulmi në këtë ekip duhej të luhej ndryshe. Po ashtu do të thotë se ndryshe nuk është më lehtë ose më mirë. Trepça ishte kafshatë e lehtë në gjysmëfinale (92:65), kurse për finale në formacion kishin vendosur Edin Bavcicin si të huajin e katërt më vend të Bojan Trajkovskit.

Lëvizja ishte e qëlluar. Bavcic pati edhe një paraqitje të mirë dhe i mundoi shumë lojtarët e Pejës në trapez.

Mirëpo, potenciali sulmues pa Dardan Berishën nuk është i njëjtë si me të. Kjo në Suharekë u vërtetua më së miri. Prishtina nga deficiti prej 13 pikësh në çerekun e parë nuk kishte si të kthehej shpejt. Kështu që për 29 minuta e shkriu epërsinë pak nga pak. Të gjithë lojtarët e sollën lojën në finish dramatik, por tek Sigal Prishtina në mungesë të Dardanit nuk pati njeri për çaste vendimtare.

Një finale e humbur dhe një paralajmërim për disa javë të sikletshme me ndeshje të zorshme për kampionin aktual të Kosovës, që ka treguar shpesh herë më herët se di të këndellet dhe t'i tejkalojë telashet. Këtë sezon këtë duhet ta dëshmojë prapë.

Prishtina kthen namin e Universitetit

Pjesa më pak e përfolur e Turneut Final të IPKO Kupës zakonisht është finalja e femrave. Prishtina ka shumë tituj të kampionit por me këtë emër nuk e ka fituar IPKO Kupën asnjëherë. Herën e fundit këtë e ka bërë më 2006. Me Elvira Dushkun e Teuta Abdullahun në bankë dhe pjesën tjetër të pesëshes së parë të asaj kohë në publik, ky ekip i Prishtinës kësaj radhë shkonte në finale të Suharekë, në duel me ekipin vendës Golden Eagle Yllin.

Vendëset dëshmuan se në mentalitet nuk dallojnë shumë nga ekipi i meshkujve. Ndeshjen e nisën 13:2, më pas u bllokuan në sulm dhe në fund të çerekut të dytë e panë vetën në disavantazh dy shifror.

Kthimi në pjesën e dytë ishte i pamundshëm. Cilësia e lojtareve tek asnjëra palë nuk vihej në dyshim dhe gabimet në pjesën e parë, nga starti i vrullshëm i kushtuan Golden Eagle Yllit.

Ishte ky një zhgënjim për publikun e Suharekës, sivjet pa dyshim më të mirin në Kosovë që e priste një trofe, por nuk zhgënjeu shfaqja dhe sjellja e tyre e shkëlqyeshme, pa dyshim nga një nga pikat më të ndritshme të Turneut Final.

DSK dhe KOK nderojnë basketbollistët

Në ndeshjet finale të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës të cilët edhe nderuan basketbollistët e ekipeve finaliste.

Afërdita Fazliu ia dorëzoi Kupën Prishtinës, si ekip kampion në konkurrencën e femrave, ceremoninë ku basketbollistet medaljet e pranuan nga Kimete Haliti dhe Arben Fondaj, anëtarë te Bordit të FBK-së.

Në anën tjetër Besim Hasani dorëzoi medaljet e arta për basketbollistët e Pejës. Medaljet e argjendta për basketbollistët e Sigal Prishtinës i dorëzoi Arben Fondaj, anëtar i Bordit të FBK-së, kurse Kupën Pejës ia dorëzoi Kryetari i FBK-së Erolld Belegu.