Në prag të Kampionateve Evropiane, Divizioneve respektive B dhe C, Përfaqësueset e Kosovës do të zhvillojnë ndeshje miqësore me Përfaqësuese të rajonit.
Në këtë mënyrë Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në këtë fundjavë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Përfaqësusen U-20 të Bullgarisë. Të shtunën në program është ndeshja e parë me fillim nga ora 18:00, derisa të dielën do të luhet edhe takimi i dytë në mes këtyre dy skuadrave.
Ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 17:00 Përfaqësuesja U-18 në konkurrencën e femrave është nikoqire e Përfaqësueses së Maqedonisë, kurse të martën e ardhshme Përfaqësuesja U-18 e meshkujve e pret Përfaqësuesen e Maqedonisë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Duhet theksuar se dy Përfaqësueset tjera të Kosovës që sivjet do të marrin pjesë në gara të FIBA, U-16 në të dyja konkurrencat në mes të muajit korrik do të zhvillojnë ndeshje miqësore me Përfaqësueset e Maqedonisë të të njëjtës grupmoshë.
Orari i ndeshjeve miqësore:
E shtunë (02.07.2016):
Kosova U20 – Bullgaria U20 18:00
E diel (03.07.2016):
Kosova U20 – Bullgaria U20 13:00
Kosova U18 – Maqedonia U18 (Femrat) 17:00
E martë (05.07.2016):
Kosova U18 – Maqedonia U18 (Meshkujt) 17:00