Me ndeshjen Vëllaznimi - Bashkimi që do të luhet sot me fillim nga ora 20:00 në palestrën e sporteve "Shani Nushi" në Gjakovë do të nis edhe java e XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Peja e pret Trepçën duke filluar nga ora 19:00, kurse Kerasan Prishtina do të përballet me Sigal Prishtinën, në ndeshjen që do të zhvillohet duke filluar nga ora 21:00.
Të dielën në program është vetëm një takim, ai në Therandë, ku Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00.