11 Janar 2016
Alo-qendra nga Shqipëria, Gerti Shima është anëtari më i ri i Sigal Prishtinës. Shima që nga dita e sotme edhe zyrtarisht është transferuar nga Bashkimi i Prizrenit në radhët e bardhekaltërve pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të të dyja skuadrave.
Shima më parë ka luajtur edhe për Pejën, derisa në stinorin vjeshtor të edicionit 2015/16 i ka mbrojtur ngjyrat e ekipit prizrenas.