Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Gjashtë klube “barazohen”me FBK

  • Gjashtë klube “barazohen”me FBK
4 Shtator 2014

Gjashtë nga tetë klubet e ETC Superligës kanë kryer të gjitha obligimet ndaj FBK-së nga sezonet e kaluara. Siç dihet bordi i FBK-së para sezonit 2014/15 ka miratuar Rregulloren për Sistematizim dhe Licencim dhe ka paralajmëruar rregullshmëri më të madhe në kryerje te obligimeve material dhe tjera ndaj FBK-së nga ana e klubeve.

Aktualisht gjashtë nga tetë klubet e ETC Superligës i kanë shlyer të gjitha borxhet nga sezonet e kaluara dhe tri prej këtyre klubeve kanë paguar edhe pjesën e parë të depozitit prej 3000€, për të cilin afati është deri më 10 shtator 2014.

“Për ne është kënaqësi që klubet e kanë marrë shumë seriozisht çështjen e borxheve dhe obligimeve që dalin nga Rregullorja për Licencim. Unë inkurajoj edhe Dritën dhe Besën si dy klubet e vetme që kanë mbetur pa i paguar obligimet nga sezonet e kaluara që të bëjnë një gjë të tillë dhe të mund të fokusohemi në sezonin e ardhshëm”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.

Paraprakisht të gjitha klubet e ETC Superligës kanë paraqitur edhe ekipet e të gjitha grupmoshave për garim në ligat e të rinjve.