Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Gjithçka gati për ndeshjen “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi”

  • Gjithçka gati për ndeshjen “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi”
  • Gjithçka gati për ndeshjen “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi”
30 Mars 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka organizuar konferencë për media, me ç’rast janë shpalosur detajet rreth organizimit të ndeshjes “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi”, aktivitet ky që do të zhvillohet të premten (01.04.2016) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 19:30. 

Në konferencë të pranishëm ishin trajnerët e të dyja skuadrave, asaj të vendorëve të Superligës, Arben Krasniqi, përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të ndërkombëtarëve që luajnë në elitën e basketbollit kosovar, Branimir Paviç, aktualisht trajner i Pejës.

Kjo ndeshje është tradicionale për FBK-në, pasi që organizohet për nder të ndjerit Isuf Lumi, i cili ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së: “Arsyeja kryesore e organizimit të këtij aktiviteti është për nder të njeriut që dha aq shumë për basketbollin kosovar, të ndjerin Isuf Lumi, i cili ka gjashtë vjet që nuk është më në mesin tonë. Në ndeshjen ‘All Star’ do të takohen përbërjet më të mira aktuale, si të vendorëve ashtu edhe të huajve dhe me këtë rast jam i bindur se do të shohim atraktivitet të madh në parket nga basketbollistët e të dyja ekipeve. Skuadra e vendorëve përbëhet prej 14 lojtarëve, 2 prej të cilëve janë nga Shqipëria, por që në Kosovë luajnë si vendorë, kurse skuadra e të huajve përbëhet nga 13 basketbollistë aktualisht më të mirët që kanë mbetur në klubet kosovare, kur dihet se jemi para play-off-it. Besoj që adhuruesit e basketbollit kosovar të premten mbrëma do të jenë në numër sa të madh në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndërsa ne e falenderojmë klubin e Trepçës për bashkëpunim në organizim të kësaj ngjarje të rëndësishme në këtë fazë të edicionit për federatën”.

Arben Krasniqi, trajner i skuadrës së vendorëve: “Është një ndeshje e mirëseardhur. Unë i kam ftuar lojtarët që kam menduar se do të mund të tregojnë basketboll cilësor në këtë takim. E rëndësishme është që të premten të kënaqen të gjithë duke shikuar basketboll atraktiv, pasi që do të përballen lojtarët aktualisht më të mirët në elitën kosovare”.

Branimir Paviç, trajner i skuadrës së ndërkombëtarëve: “Për mua është një nder i madh që më është besuar nga federata udhëheqja e ekipit të huajve. Jam i bindur se të premten do të jetë një festë basketbolli, pasi që është një ndeshje relaksuese. Në të njëjtën kohë shpresoj që palestra të jetë e stërmbushur për faktin se kjo ndeshje do të jetë atraktive dhe ku pritet të mos mungojnë ngulitjet dhe gjërat e tjera që e bëjnë këtë lojë interesante”.

 

Lista e basketbollistëve vendorë:

KB Sigal Prishtina

Dardan Berisha

Edmond Azemi

Blerim Mazreku

 

KB Peja

Alban Veseli

Drilon Hajrizi

Leonard Mekaj

Fisnik Rugova

 

KB Bashkimi

Granit Rugova

Imer Tahiri

 

KB Golden Eagle Ylli

Urim Zenelaj

Altin Morina

 

KB Trepça

Korab Prekazi

 

Vendorët e Shqipërisë

Gerti Shima

Endrit Hysenagolli

 

Lista e basketbollistëve ndërkombëtarë:

KB Trepca

Petar Zivkovic

 

KB Bashkimi

Theron Bussey

Rokas Uzas

Griffin Rame

 

KB Sigal Prishtina

Willie Kemp

Jason Washburn

Mohamed Abukar

Andrew Warren

Stanimir Marinov

Thomas Massamba

 

KB Peja

Kevin Burwell

Nenad Delic

Ronald Davis