Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar që do të mbahet prej 13 deri më 15 janar në Shkup.
Kosova do të paraqitet në këtë turne me grupmoshën U-14, ndërsa skuadra do të udhëhiqet nga trajnerët, Izet Tahiri dhe Besnik Podvorica.
Ky turne organizohet në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa implementohet nga Rumania, Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia.
Më parë në kuadër të këtij projekti në Kosovë dhe në shtetet tjera të lartëpërmendura janë organizuar kampe përzgjedhëse, që më pas ka pasuar me mbajtjen e kampit me katër shtetet pjesëmarrëse në Mangalia të Rumanisë në gusht të vitit të kaluar, derisa në muajin nëntor është organizuar vizita studimore e 16 trajnerëve në Stamboll të Turqisë, kurse tani radha i vjen turneut ndërkombëtar në Shkup, ku do të marrin pjesë krahas nikoqirit dhe Kosovës, edhe Rumania dhe Bullgaria.
Lista e Kosovës U-14 për turneun ndërkombëtar në Shkup:
Basketbollistët
- Albin Berisha
- Fisnik Kraki
- Don Polloshka
- Denis Zenelaj
- Donat Rexhepi
- Blendi Mehana
- Ari Karaxhia
- Narti Jashari
- Shpat Syla
- Bleonis Tanushi
- Arbër Rushiti
- Drinor Gashi
- Genis Mati
Trajnerët
- Izet Tahiri
- Besnik Podvorica