2 Tetor 2014
Sot me datën 02.10.2014 me fillim nga ora 18:00, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja e Salamander Superkupës së Kosovës ndërmjet KB “SIGAL PRISHTINA” dhe KB “KOSOVA E RE BASHKIMI”.
Sigal Prishtina është fitues aktual i këtij trofeu dhe kampion e fitues i Kupës së Kosovës. Kosova e Re Bashkimi është finalist i Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të shënojë fillimin zyrtar të sezonit 2014/15 në basketbollin e Kosovës.