Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Gjyqtarët dënojnë rëndë sulmin ndaj gjyqtarit Mumini

  • Gjyqtarët dënojnë rëndë sulmin ndaj gjyqtarit Mumini
2 Shkurt 2016

Shoqata e Gjyqtarëve e Federatës së Basketbollit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë, ndaj veprimit të trajnerit të KB Golden Eagle Ylli, Agron Berisha për realizimin e sulmit fizik ndaj gjyqtarit Xhelal Mumini, në ndeshjen e xhiros së 17-të, të Superligës, në mes KB Trepça dhe KB Golden Eagle Ylli. “Dënojmë rëndë këtë sulm, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, ndërkaq kërkojmë nga organet përkatëse të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që dënimi të jetë meritor për trajnerin Agron Berisha. SHGJFBK vendosi që në rast të përsëritjes së veprimeve të tilla, nga cilido anëtar i KB Golden Eagle Ylli, ndaj personave zyrtar të FBK-së, do të shqyrtojmë ofrimin e shërbimeve nga SHGJFBK për klubin në fjalë. Në të njëjtën kohë kërkojmë nga të gjitha klubet, që të respektojnë në përpikëri propozicionet e FBK-së, në mënyrë që të krijohen kushtet për ndarjen e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve tanë. SHGJFBK inkurajon gjyqtarin Xhelal Mumini, që të vazhdoi ngjashëm me ndarjen e drejtësisë, duke i dhënë mbështetje të plotë si edhe personave tjerë zyrtarë të SHGJFBK-së”.