Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli aplikon për wild card

  • Golden Eagle Ylli aplikon për wild card
25 Shtator 2014

KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka aplikuar për wild card për sezonin 2014/15 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. KB Golden Eagle Ylli është i vetmi klub që ka aplikuar për wild card në konkursin e shpallur nga FBK-ja për përmbushjen e një vendi vakant në ETC Superligë për këtë sezon.

KB Golden Eagle Ylli ka afat deri nesër, 26.09.2014 që të bëjë pagesën  prej 5,000.00€, që është parakushti financiar për wild card, sipas Rregullores për Sistematizim dhe Licencim.

Në bazë të vendimit të bordit të FBK-së, në rast të përmbushjes së këtij kushti në afat, KB Golden Eagle Ylli me automatizëm bëhet anëtari i tetë i ETC Superligës.