Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli bën befasinë e javës

  • Golden Eagle Ylli bën befasinë e javës
8 Shkurt 2015

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës duke bërë befasinë më të madhe të xhiros XVIII të ETC Superligës dhe një prej befasive më të mëdha të këtij edicioni.

Golden Eagle Ylli në këtë ndeshje tregoi basketboll cilësor dhe në saje të lojës shumë të mirë në çerekun e dytë e përfundoi pjesën e parë me epërsi 50:38.

Vendësit nuk patën problem ta ruajnë epërsinë në dhjetë minutëshin e tretë, mirëpo, në fund Peja u kthye në lojë dhe e zvogëloi epërsinë e Golden Eagle Yllit në vetëm një pikë.

Sidoqoftë, mysafirët në fund nuk ishin të saktë nga gjuatjet e lira dhe vendësit fituan 73:72.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës Sigal Prishtina ashtu siç edhe pritej shënoi fitore ndaj Kosova e Re Bashkimit. Kampioni aktual i Kosovës edhe pse është ende në fazë ne konfigurimit të ekipit, në këtë ndeshje nuk pati probleme në lojë dhe mposhti vendësit 88:67. Sigal Prishtina në çerekun e dytë kishte ngadhnjyer me rezultat 26:09 dhe pjesën e dytë vetëm e kontrolloi lojën dhe siguroi finish të qetë.

Në ndeshjet e së dielës po ashtu ndodhi një befasi dhe fitore shumë e rëndësishme për një ekip vendës.

Kastrioti shënoi fitoren e dytë nga 18 ndeshje në ETC Superligë këtë sezon. Trajneri Jeton Nixha në këtë ndeshje mposhti ish ekipin e tij Vëllaznimin me rezultat 76:73.

Vëllaznimi ishte në epërsi për më shumë se 30 minuta, por në fund basketbollistët vendës varguan disa shënime, kurse mysafirët huqën dy tentime nga distance dhe kjo mjaftoi që Kastrioti të fitojë dhe të mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë në elitë.

Shpresat e Kastriotit janë edhe më të mëdha pas humbjes së Besës nga Trepça në Drenas. Trepça po e ndjek vendin e katërt dhe nuk lejoi befasi në terrenin ku po luan si vendës duke e mposhtur Besën me rezultat 68:54.

Trepça fitoren e siguroi në çerekun e fundit meqë pas 30 minutave lojë rezultat ishte 48:46. Sidoqoftë, pas kësaj fitoreje ekipi nga Mitrovica duhet që në duele direkte me Godlen Eagle Yllin të kërkojë konfirmimin e një pozite në plejof.