Golden Eagle Ylli ka arritur të shënojë fitore në përballjen e sotme ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 88:83.
Me këtë fitore, skuadra nga Theranda është përforcuar edhe më tepër në pozitën e dytë, nga e cila tashmë është e qartë se do të startojë në play-off.
Garrius Holloman me 29, Leonard Mekaj me 21 dhe Alban Veseli me 18 pikë ishin më të dalluarit te skuadra fituese.
Te Ponte Prizreni më efikasi ishte Malcom Canada, i cili ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, ndërsa Urim Zenelaj kontribuoi me 15 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, kryeqytetasit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën nga Prizreni, Bashkimin, me rezultat 91:102.
Dardan Berisha me 21 pikë të shënuara ishte më i merituari për fitoren e Prishtinës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Meriton Ismaili me 18 pikë, Divine Myles me 16 dhe Denis Krestinin me 12 sosh.
Në radhët e skuadrës prizrenase më efikasit ishin Jordan Capps me 31 pikë dhe Drilon Hajrizi me 20 sosh.
Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ku do të përballen AFK Borea – Lipjani (14:00) dhe Rahoveci – Trepça (17:00).