Një ndeshje mjaft e bukur është zhvilluar ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Feronikelit në palestrën “13 Qershori”. Fitore shënoi Ylli me rezultat 103:90 (29:24, 27:22, 25:17, 22:17).
Kjo ishte fitorja e parë e Yllit në ndeshjen e parë në edicionin e ri, derisa Feronikeli në debutimin e tij në Superligë zhvilloi një lojë mjaft të mirë.
Ashtu si pjesa e parë, ashtu edhe ajo e dytë ishte mjaft interesante, megjithatë, vendasit në momentet vendimtare u treguan më të mirë dhe arritën të fitojnë.
Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifore te Ylli: Samir Zekiqi 31 pikë e tetë kërcime, Valon Bunjaku 22 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime, Anthony Adger 20 pikë, Egzon Kuqi 12 pikë dhe Altin Morina 10 pikë.
Te Feronikeli u dalluan Arti Hajdari me 29 pikë, Darius Huggins me 18 pikë dhe Brandon Sccot me 13 pikë.