Basketbollistët e Golden Eagle Yllit më lehtë se sa që është pritur kanë shënuar fitore në derbin e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës kundër Trepçës në ndeshjen e luajtur sot në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Takimi ka përfunduar me rezultat 77:61 (23:10, 18:17, 15:13, 21:21).
Skuadra nikoqire e ka dominuar ndeshjen prej fillimit e deri në fund dhe kështu pa problem ka arritur deri te fitorja e radhës në Superligë me ç’rast edhe ka arritur të rimarr pozitën e dytë në renditjen tabelare, ku të shtunën Rahoveci u ngjitë pas fitores ndaj Bashkimit. Tani ekipi nga Rahoveci bie sërish në vendin e tretë dhe kështu Golden Eagle Ylli ngjitet në të dytin.
Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli në triumfin ndaj Trepçës ishin Clayton Everett me 18 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, Bamballe Osby me 14 pikë e 13 kërcime, Alban Veseli me 13 pikë e 9 kërcime, Garrius Holloman me 11 pikë e 4 kërcime dhe Leonard Mekaj me 11 pikë e 7 asistime.
Në anën tjetër te skuadra humbëse më efikasit ishin Besnik Azemi me 14 pikë, 3 kërcime e 3 asistime dhe Valdrin Haxhiu me 10 pikë.