Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Golden Eagle Ylli të shtunën e sfidon Sigal Prishtinën

  • Golden Eagle Ylli të shtunën e sfidon Sigal Prishtinën
1 Maj 2015

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e "play-off"-it në ETC Superligën e Kosovës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të shtunën në palestrën "13 Qershori" në Therandë me fillim nga ora 19:30.

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të luajtur më 18 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Takimi ka përfunduar me shifrat 108:90.

Pas duelit të parë ndërmjet këtyre dy skuadrave me vendim të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) takimet e Sigal Prishtinës kundër Golden Eagle Yllit nga Theranda në kuadër të gjysmëfinaleve të “play-off”-it në ETC Superligë janë shtyrë deri pas ndeshjes së dytë finale të Ligës Ballkanike (BIBL), ku kanë triumfuar bardhekaltrit duke u shpallur kampionë.

Në bazë të propozicioneve të garave për edicionin 2014/15 plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 1 – 2 – 2, që do të thotë ekipi më lartë i plasuar e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen e pare, si dhe ndeshjet eventuale 4 e 5.

Duhet theksuar se tashmë është përcaktuar finalisti i parë i “play-off”-it në ETC Superligë, e ai është ekipi i Pejës, që në gjysmëfinale e ka eliminuar Kosova e Re Bashkimin nga Prizreni pas rezultatit në seri 3:1.