Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, amerikani Brad Greenberg pas suksesit historik të Përfaqësueses sonë e ka bërë një vlerësim të gjithë punës, e cila ka filluar më 1 korrik dhe ka zgjatur deri më 19 gusht.
Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën është kualifikuar në mesin e 32 kombëtareve, të cilat që nga muaji nëntor do të marrin pjesë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë e ka mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve evropiane dhe kështu është kualifikuar tutje. Me këtë rast ka qenë Maqedonia, ajo e cila ka rënë nga Grupi, kombëtare kjo që para disa viteve ka qenë e katërta në Kampionatin Evropian të basketbollit.
Brad Greenberg, përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës:
“Kualifikimi është rezultat i punës së palodhshme të të gjithëve, duke filluar nga lojtarët, që janë më të merituarit për këtë sukses, më pas trajnerët, fizioterapeutët, mjekët, stafi i federatës, krerët e federatës, pra të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë gjatë këtyre 50 ditë punë intensive.
Fitorja kundër Estoninë, një kombëtare, kjo shumë e fortë dhe shumë e respektueshme në basketbollin evropian për ne ka qenë shumë e rëndësishme, pra edhe vendimtare për pozitën tonë më tutje.
Megjithatë me përkrahjen e tifozëve që ishin të mrekullueshëm, ashtu si edhe në ndeshjen e parë, ne ia dolëm që të triumfojmë në një ndeshje triller.
Për mua ka qenë kënaqësi dhe jam shumë krenar që e kam pasur rastin të udhëheqi, basketbollist si Dardan Berisha dhe Erjon Kastrati, që janë treguar liderë të vërtetë, por edhe të tjerët lojtarë që punuan pandërprerë çdo ditë në mënyrë që të arrijmë deri te ky sukses.
Unë jam i vetëdijshëm se ky sukses do të thotë shumë për Kosovën, dhe jam shumë i lumtur që edhe unë isha pjesë e këtij suksesi historik”.