Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA

Greenberg publikon 12-shen kundër Maqedonisë

12 Gusht 2017

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg e ka publikuar listën me emrat e 12 lojtarëve që do të paraqiten sonte në ndeshjen kundër Maqedonisë.

Kosova sot është mysafire e Maqedonisë në kuadër të Grupit C të parakualikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kjo ndeshje do të  luhet në palestrën “Boris Trajkovski” të Shkupit me fillim nga ora 20:30, por pa shikues, sepse kështu kanë vendosur autoritetet maqedonase.

Në takimin e parë të luajtur para 10 ditëve në Prishtinë, Kosova e ka mposhtur Maqedoninë me shifrat 72:68, por Përfaqësuesja jonë në këtë mesjavë pësoi disfatë me shifrat 76:50 në Tallinn nga Estonia.

Në fakt Përfaqësuesja e Estonisë është e vetmja pa asnjë disfatë në grup dhe kështu pothuajse e ka të siguruar kualifikimin tutje.

Në anën tjetër janë Kosova dhe Maqedonia që po luftojnë për pozitën e dytë që i dërgon në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Maqedonia ka bilanc prej 2 humbje e asnjë fitore në grup, kurse Kosova ka bilanc 1 fitore e 1 humbje.

Kështu pas dy humbjeve rresht, Maqedonia është në një pozitë mjaft të vështirë dhe më nuk ka vend për gabime për këtë Përfaqësuese.

Ndërkaq me fitoren në Shkup, Kosova do të vazhdonte tutje në kualifikime së bashku me Estoninë, duke e eliminuar kështu Maqedoninë.

Pas humbjes 72:68 kundër Kosovës në Prishtinë, Maqedonia do të duhet të fitoj me 5 pikë epërsi për të krijuar një avantazh, i cili më pas do ta bënte luftën me Kosovën edhe më interesante për një pozitë tutje.

Lista:
1. Dardan Berisha (kapiten)
2. Erjon Kastrati
3. Gezim Morina
4. Scott Bamforth
5. Fisnik Rugova
6. Jaren Sina
7. Lis Shoshi
8. Leonard Mekaj
9. Granit Rugova
10. Alban Veseli
11. Drilon Hajrizi
12. Urim Zenelaj