Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Grumbullohen grupmoshat e reja të Kosovës, përkushtim maksimal në stërvitje

  • Grumbullohen grupmoshat e reja të Kosovës, përkushtim maksimal në stërvitje

7 Janar 2020

Grupmoshat e reja të Kosovës janë grumbulluar për herë të parë në vitin 2020.

Kosova U20 dhe Kosova U16 në të dyja konkurrencat janë grumbulluar në Prishtinë, ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë, derisa stërvitjet do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Trajnerët kanë pasur mundësinë të shohin formën e lojtarëve/eve, duke ftuar shumë lojtarë/e, në mënyrë që në garat ndërkombëtare të zgjedhin 12-shen më të mirë dhe të formojnë një ekip sa më të fortë.

Në stërvitjen e sotme është vërejtur përkushtim maksimal nga lojtarët/et që duan të jenë pjesë e Kosovës.

Mark Rodiqi, trajner i Kosovës U20 (M), Dritëro Sefaja, trajner i Kosovës U16 (M), Furkan Saglik, trajner i Kosovës U20 (F) dhe Edin Kërveshi, trajner i Kosovës U16 (F) janë ndarë të kënaqur me angazhimin e lojtarëve/lojtareve në stërvitjen e së martës, duke shpresuar se me këtë ritëm do të vazhdohet edhe të mërkurën dhe në grumbullimet e ardhshme.

Kombëtaret e reja gjatë verës do të garojnë në garat evropiane. Të gjitha janë në Divizionin B, përveç Kosovës U16 (M) që garon në C, ku kampionati do të mbahet në Prishtinë.