Kombëtarja e Kosovës në basketboll U18 në konkurrencën e meshkujve është grumbulluar të shtunën (sot) në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Djelmoshat të udhëhequr nga trajneri Bekim Maxhuni janë ndarë në dy grupe dhe për katër orë pa ndërprerë janë stërvitur nën urdhrat e Maxhunit.
Në këtë grumbullim kanë qenë dhjetëra basketbollistë, derisa grumbullimi i ardhshëm do të jetë në muajin prill.
Stërvitjet kanë shkuar sipas planit dhe Maxhuni është ndarë i kënaqur me angazhimin në grumbullimin e parë.
Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.
Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.